Shendet

Manastirliu: Do të ndalohen antibiotikët pa recetë

Gazeta Si- Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastrliu ka deklaruar se do të ketë një rivlerësim të planit të masave për të luftuar dhënien e antibiotikëve pa recetë.

Gjatë një takimi të zhvilluar ditën e sotme me Komitetin Kombëtar të Ekspertëve për Testimin e Ndjeshmërisë Antimikrobike, Ministrja tha se ky është një mësim i nxjerrë nga Covid-19 dhe plani duhet të fillojë menjëherë, duke pasur disa objektiva konkretë:

Rishikimi i protokolleve ekzistuese dhe të reja për çdo diagnozë, duke unifikuar protokollet dhe duke referuar protokolle standarde për diagnozat në spitale dhe trajnimi i stafeve mjekësore për të aplikuar këto protokolle.

Manastirliu tha gjithashtu se po punohet për të pasur një sistem edhe për barnat që nuk janë me rimbursim dhe që jepen nga mjekët si terapi mjekimi.

Ajo ka kërkuar nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të fillojë kontrollin e farmacive për recetat që lëshohen përsa i përket antibiotikëve dhe verifikimin nëse kanë antibiotikë të lëshuar pa recetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë