Futboll

Man.City rikthehet në kupat europiane, La Liga: CAS, jo në lartësinë e duhur

CAS rehabilitoi Manchester City që në këtë mënyrë  mund të marrë pjesë në kupat europiane, por ka nga ata që nuk janë dakord. Protesta e parë megjithatë nuk ka ardhur nga Premier League, ku shumë klube shpresonin të përfitonin nga vendi i mundshëm vakant i lënë nga Citizens, por nga Liga që përmes presidentit Tebas sulmon: “CAS nuk është në lartësinë e detyrës, duhet të rivlerësojmë nëse është organizmi i duhur”.

“Duhet të rikonsiderojmë nëse CAS është organizmi i përshtatshëm për të apeluar vendimet institucionale në futboll. Zvicra është një vend me histori të madhe të arbitrazhit, CAS nuk është në lartësinë e standardit” ka thënë presidenti  i La Liga për Chiringuito TV.

Tebas, në mbrojtje të futbollit spanjoll e mbi të gjitha të Real Madrid e Barcelona, prej kohësh ka ndërmarrë një betejë kundër City, por edhe Psg duke i quajtur “problemi i madh i futbollit europian: kanë kompani pas tyre që nuk e kanë problem të humbasin para”. Lidhur me sanksionin fillestar të UEFA ndaj anglezëve kishte deklaruar: “Më në fund po marrin masa, duke respektuar  rregullat e Fair Play Financiar e po dënojnë ata që i thyejnë. Kjo është esenciale për të ardhmen e futbollit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë