Treg

‘Mamma mia’, Italia vijon të goditet nga inflacioni i picave

Kostoja e një pice klasike Margherita vazhdoi të rritet në prill në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, megjithëse norma e inflacionit u ngadalësua për të gjithë përbërësit e saj.

Sipas Bloomberg, i cili citon të dhëna nga Instituti Italian i Statistikave dhe Ministria e Financave, përbërësit e picës (miell, domate, mocarela dhe vaj ulliri ) dhe energjia për të pjekur picën u rrit me 19% në prill, krahasuar me 2022.

Megjithatë, rritjet e çmimeve janë ngadalësuar në krahasim me marsin, por edhe nëntorin e kaluar kur kostoja e prodhimit u rrit me më shumë se 30%. Indeksi i picave vazhdon të tejkalojë inflacionin total, i cili ishte 8.7% muajin e kaluar.

Kostoja e blerjes së picës së gatshme është rritur me 7.6% këtë vit, duke e bërë supermarketin një zgjidhje më fitimprurëse sesa pica e bërë vetë.

Ndërsa ka një debat të madh rreth asaj se cilat shtesa janë të pranueshme në një picë të vërtetë italiane, ananasi jo e jo - Margherita, së bashku me një version edhe më të thjeshtë pa mocarela të njohur si Marinara, janë varietetet më të vlerësuara nga puristët.

E quajtur në mënyrë apokrifale sipas Margherita di Savoia, mbretëreshës së parë të Italisë pas bashkimit të saj, legjenda thotë se Pica Margherita u krijua fillimisht për nder të vizitës së saj në Napoli në 1889. Ngjyrat e përbërjes, kur një gjethe borziloku i freskët shtohet në fund për shije, rikrijon ato të flamurit italian jeshile, të bardhë dhe të kuqe.

Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë