Vende dhe Udhetime

Malta, destinacioni ku mund të bëhen pushime gjithë vitit

Këtu mund të bëjmë pushime gjatë gjithë vitit. Vera është mahnitëse duke nisur me udhëtimet me varkë te sportet e ujit dhe jeta e natës. Por edhe jashtë sezonit të bukur mund të vizitohen qytetet e fortifikuara të pasura me art dhe kulturë.
Diell, det, plazhe dhe sportet e ujit në verë, kultura, natyra. Kjo është Malta: një ishull ku mund të bëjmë pushime gjatë gjithë vitit. Malta është ndër shtetet më të vogla në botë. Me “motrat” e saj më të vogla ‘Gozo’ dhe ‘Comino’ - të cilat ia vlejnë për të pushuar, - arkipelagu i ishujve rreth 90 kilometra në jug të Sicilisë mbulon një sipërfaqe prej vetëm 316 kilometrash katrorë. Madhësia disproporcionale në sinkron me përqendrimin e natyrës, artit, historisë dhe kulturës bashkohet në këto toka përqafuar nga Mesdheu. Një trashëgimi e trashëguar nga 7.000 vjet histori: vetëm një fundjavë nuk mjafton për ta zbuluar dhe për ta vlerësuar plotësisht. Këtu, në galerinë e fotove mund të shohim saktësisht gjithë bukurinë dhe magjepsjen që ofron Malta.

E në gjithë këtë magji që ofron ky shtet, problemi mund të jetë vetëm koha e kufizuar në dispozicion. Por zgjidhja është që ta vizitoni në sezone të ndryshme gjatë vitit: për shembull detet, plazhet, sportet e ujit, dhe argëtim në muajt e verës, nga maji deri në fund të shtatorit. Jashtë sezonit mund të eksploroni në historinë, artin dhe kulturën e qyteteve të fortifikuara, midis vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESKO (tre), tempujve megalitikë (më të vjetër se piramidat) dhe në monumente të tjera. Këto mund të cilësohen si xhevahire që mund t’i eksplorojmë në vjeshtë, kur turizmi masiv zbehet dhe dielli i nxehtë i muajve të verës do të ketë humbur shkëlqimin e tij.
E ndërkohë, rrjeti i lidhjeve të shkëlqyera ajrore - dy orë fluturim nga Milano dhe një orë e gjysmë nga Roma - dhe qendra e aeroportit maltez - i cili është më pak se 30 kilometra nga pika më veriore e ishullit, porti i Cirkewwa, - së bashku me një klimë të butë edhe në dimër, e bëjnë Maltën destinacionin e përkryer për fundjava të shkurtra, por të shpeshta, gjatë gjithë vitit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë