Lajme

Mallra kontrabandë nga Rinasi, në pranga i riu dhe doganieri

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare e Rinasit, ndërsa po tentonte të kalonte mallra kontrabandë.

 Ka rënë në pranga edhe doganieri nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas Policisë së Shtetit Gerald Keta, 26 vjeç, në doganën Rinas tentoi të kalonte veshje në mënyrë të kundraligjshme.

Ndërsa Geron Hoxha, doganier në Rinas, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që i jep detyra, ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar që të kalonte mallrat kontrabandë të Gerald Ketës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë