Lajme

Mallakastër, kapet i dënuari me 13 vite burgim

Kapet i kërkuari për "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" i dënuar me 13 vite burgim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra  në rrugë operative dhe punës së mirorganizuar të efektivëve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Florent Kodhelaj, 36 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Kyparisssis Greqi me Vendimin datë 07.06.2017 e ka dënuar me 13 vjet burg për veprën penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 76,22 i Kodit Penal.

Shtetasi Florent Kodhelaj ka tentuar të vrasë një shtetas grek për motive të dobëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë