Ka ndodhur

Mallakastër, arrestohet 41-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë.

“Strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në pranga ka rënë shtetasi M. B., 41 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Sipas policisë, arrestimi i 41-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Messina, Itali, në korrik 2019, i ka vendosur urdhër-arresti për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë