Milani i madh po fillon të ngrihet dalëngadalë dhe është gati për epokën e re nën flamurin e SHBA. Me marrjen në dorëzim nga pronarët amerikan, të fondit “Elliott”, klubi kuq e zi po fillon të marrë formë në çdo aspket. Pas presidentit Sacroni dhe drejtorit sportiv, Leonardo në “Casa Milan” ka mbërritur një emër shumë i dashur për tifozët kuq e zinj, një njëri që si futbollist ka fituar 5 Champions League, 8 Serie A dhe shumë trofe të tjerë. Quhet Paolo Maldini dhe është rekordmeni absolut i fanellës kuq e zi, lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje dhe ai që ka fituar më shumë trofe me këtë skuadër. Me mbiemrin Maldini fare mirë mund të barazohet edhe emri Ac Milan.
Ish-mbrojtësi legjendar i “djallit” ka vendosur të kthehet te Milan në pozicionin e drejtorit të zhvillimit të strategjisë në fushën sportive. Pozicioni është shumë i rëndësishëm sipas medieve italiane, pasi ai do të shërbejë si urë lidhëse mes trajnerit, drejtorit sportiv dhe presidentit. Pra pak a shumë, dora e Maldinit do të ndihet në çdo vendim apo hap që do të hedhë Milani tani e tutje.
Presidenti i kuqezinjve, Sacroni u shpreh shumë i entuziazmuar për këtë vendim të fundit të legjendës kuq e zi, duke thënë se për të është një nder shumë i madh të punuarit me një emër si Paulo Maldini.
Ndërkohë në komunikatën zyrtare të klubit të Milan, ku njoftonte pozicionin e ri të Maldinit, thuhej: “Paolo është një legjendë e pastër për historinë kuqezi, për klasin e tij të jashtëzakonshëm, për talentin, aftësitë udhëheqëse, besnikërinë dhe rekordin e sukseseve, që nuk mund të krahasohet me askënd. Këto cilësi do të luajnë një rol thelbësor për ta kthyer Milan te madhështia që i takon.
Për Maldinin ky është pozicioni i parë si drejtues që ai merr që nga koha kur “vari këpucët në gozhdë” në vitin 2009. Rikthimi i Maldinit te Milan ishte përfolur edhe vitin e shkuar, por asokohe ish-mbrojtësi kishte refuzuar ofertën që i kishin bërë dy drejtuesit, Fassone dhe Mirabelli. Një gjigand financiar si “Elliott”, marrëveshja me UEFA, disa blerjë dhe bujshme dhe emrat me peshë që janë rikthyer në drejtimin e Milan, tregojë se klubi kuq e zi është në rrugën e mbarë për t’u rikthyer i madh si dikur, kur dominonte futbollin europian dhe atë botëror.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.