Makina

Makinat janë kthyer në smartfonë, por rrezikojnë sigurinë

Prodhuesit e makinave që kërkojnë rryma të reja të të ardhurave po u ofrojnë shoferëve të bëjnë disa gjëra në të njëjtën kohë, teksa ata drejtojnë mjetin e tyre. Që do të thotë , ata mund të bëjnë rezervime hotelesh , restorantesh, gjatë kohës që janë në lëvizje, por kjo ngre shqetësimet e sigurisë në një kohë kur ngasja e shpërqendruar tashmë është në nivele të larta.

General Motors Co në fund të vitit të kaluar u bë prodhuesi i parë i makinave të mëdha që hapi shërbime të tilla nëpërmjet ndërfaqes së saj Marketplace, duke lejuar drejtuesit të marrin shërbime nga Applebee's, për të paguar gazin dhe të bëjnë rezervimet e hoteleve nëpërmjet Priceline.com BKNG. Të gjitha nga ekrani i makinës.

Hyundai Motor Co. po zhvillon një sistem të ngjashëm që ka testuar me stacionet e benzinës Applebee dhe Chevron Corp. BMË AG BMË + 0,90% dhe  ofron një aplikacion të integruar që lejon shoferët të gjejnë dhe të paguajnë për parkim.

Analistët thonë që kompanitë më të mëdha të makinave të lidhen me shitësit me pakicë, zinxhirët e ushqimit të shpejtë dhe tregtarët e tjerë për t'u ofruar pronarëve të makinave të njëjtat lloje të aplikacioneve të tregtisë elektronike që kanë qenë prej kohësh në dispozicion vetëm në smartphones.

Drejtuesit e industrisë së automjeteve i shohin aplikacionet e reja si një lehtësues shtesë dhe gjenerator të ardhurash.

Por avokatët e sigurisë thonë se kjo gjë zbeh sigurinë e shoferëve. Pas një periudhe rënie , numri i vdekjeve në rrugët e SHBA-ve u rrit sërish gjatë viteve 2015 dhe 2016, kjo për shkak të përdorimit të smartfonëve gjatë kohës që ata drejtoni mjetin. 

Prodhuesit po përpiqen të ndërtojnë makina që janë si telefonat,  por në fakt këto janë në dëmin e shoferëve, pasi ata nuk duhet të shpërqendrohen gjatë kohës që drejtojnë mjetin", tha Presidenti i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Deborah Hersman.

GM dhe krijuesit e tjerë të makinave thonë se aplikacionet që ofrojnë makinat, ju japin mundësinë shoferëve të kryejnë disa detyra që ata shpesh i bëjnë nga telefonat e tyre.

GM vlerëson se amerikanët shpenzojnë mesatarisht 46 minuta në ditë në makinat e tyre, një sasi të konsiderueshme kohe, që jep mundësinë për të bërë edhe disa gjëra të tjera në të njëjtën kohë.

Patrick Schneider, pronari i një kamioni të Chevy Colorado të pajisur me GM Marketplace, tha se funksionet e tilla ndonjëherë mund të jenë të dobishme. Atij i pëlqen mundësia për të paguar benzinë ​​në stacionet Exxon pa pasur nevojë të marrë kartën e tij të kreditit.

Por opsionet e tjera mund të jenë më zhgënjyese” thotë gjithashtu ai.

Masa e industrisë së automjeteve është ende në fazat e hershme, por prodhuesit e makinave e shohin atë si pjesë të një përpjekjeje më të gjerë për të fituar para që lidhen me shërbimet, të cilat sipas parashikimet e McKinsey & Co. mund të gjeneronin të ardhura globale prej 750 miliardë dollarësh deri në vitin 2030.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë