Lajme

Makina përplaset me bordurën në afërsi të TEG-ut, humb jetën 31-vjeçari

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut.
Siç njofton policia, mjeti me drejtues shtetasin B. M., 31 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, 31-vjeçari, drejtuesi i mjetit, ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë