Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Shkozet-Plepa në Durrës.
Paraprakisht mësohet se një makinë tip “Renault” ka dalë nga rruga dhe është përplasur më pas me bordurën dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Erjon Beli, 30 vjeç.
Viktima ishte nga qyteti i Kavajës dhe punonte si këngëtar në një lokal nate.
Në momentin që ka ndodhur aksidenti, i riu dyshohet se po fliste Live me kamer në celular me një person tjetër.
Kjo është pista kryesore ku policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.