Përplasja nga një automjet ka rezultuar fatale për një këmbësor në qytetin e Beratit.
Andrea Prifti, 55 vjeç u përplas nga një makinë orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje dhe humbi jetën në spital rreth një orë më vonë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Berat-Ura Vajgurore, gjatë kohës që Prifti po ecte në anë të rrugës, në vendin e quajtur Moravë. 55-vjeçari u përplas nga një Benz që drejtohej nga një banor i Kuçovës.
Autoritetet policore shoqëruar shoferin e automjetit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.