Lajme

Makina përplas motoçikletën, humb jetën i moshuari në Fier

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në Fier.

Ngjarja u shënua rreth orës 14.00 në zonën e njohur si “Zogu i Zi”, ku një motoçikletë u përplas me një makinë tip “Benz”.

Për pasojë gjeti vdekjen drejtuesi i motoçikletës Petraq Shyqermeja, 68 vjeç. Ai u dërgua në spital, por mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga ana e policisë u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit N.M., 19 vjeç, banues në Fier.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë