Lajme

Makina përplas dy të miturit në Kamëz, dërgohen në spital

Dy të mitur janë përplasur nga një makinë në Kamëz. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:10.
Policia bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin S. Ç ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit e mitur, A. M., 6 vjeç dhe L. M., 15 vjeç.
Dy të miturit u dërguan në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. Ç, do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë