Ka ndodhur

Makina merr flakë në ecje në dalje të tunelit të Elbasanit

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e të hënës rreth orës 08:30 në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan.

Makina tip "Benz" mori flakë në lëvizje dhe për pasojë u dogj tërësisht. Drejtuesi i mjetit, 45-vjeçari me iniciale O.K. fatmirësisht nuk pësoi lëndime. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë