Lajme

Makina del nga rruga në Fier, aksidentohen tre adoleshentë

Një aksident i rëndë rrugor për pak sa nuk ka rezultuar fatal për jetët e tre adoleshentëve. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur “Kraps", ku 15-vjeçari A.A, banues në Kraps, Fier, duke drejtuar mjetin  tip “Renault”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar edhe tre pasagjerë të tjerë 15-vjeçarë. Ata ndodhen në spitalin e Fierit për trajtim mjekësor, dhe nuk kanë rrezik për jetën.

Janë të paqarta rrethanat në të cilat 15-vjeçari kishte marrë makinën, pasi ligjërisht është e ndaluar të drejtosh mjetin në atë moshë.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë