Ka ndodhur

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen tre persona

Një aksident është regjistruar rreth orës 08:25 të mëngjesit të së dielës në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Frakull e Madhe, në Fier.

Makina me drejtues shtetasin me inicialet E. S ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, A.S., 33 vjeç dhe shtetasja Xh S.

Të tre ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë