Politike

Majko: Pozita ime e vështirë, por jam pro shkarkimit, Meta shkeli Kushtetutën

Pas 30 vjetësh ulje ngritjesh, por me rrugëtim të përbashkët Pandeli Majko mbajti një fjalim në Kuvend për shkarkimin e ish-bashkëpunëtorit të tij, Ilir Meta.  

“Mendoj që të gjithë kolegët deputetë duke pasur parasysh zhvillimet jo vetëm në periudhën që është krijuar komisioni parlamentar për këtë çështje, por edhe gjatë fushatës elektorale edhe më parë, secili sipas mënyrës së vet ka një perceptim të vetin lidhur me rolin e presidentit në marrëdhënie me funksionet e tij kushtetuese. Presidenti i Republikës është një individ i burgosur nga privilegjet e veta, por jo e kundërta. Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, ka shkelur betimin e tij. Arsyeja pse kam dalë sot është për të nënvizuar pozitën time të vështirë. Kryetari i grupit parlamentar e di shumë mirë që unë e kam refuzuar ta firmos për herë të parë kur u iniciua shkarkimi i Presidentit Meta, arsyet janë të shumta. Por tani më mendoj që presidenti Meta është bërë promotor i mos seriozitetit të shtetit shqiptar edhe karshi të tjerëve. Është e pafalshme në çdo rast, pavarësisht problemeve personale apo politike që ne mund të kemi me njeri-tjetrin, midis maxhorancës dhe opozitës, kërkesave për të fituar pak më shumë vota se ai tjetri, por në marrëdhënie me procesin zgjedhor, në marrëdhëniet me faktorët strategjikë ndërkombëtar, sidomos me politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës askush në Shqipëri nuk i ka askujt borxh lidhur me këtë çështje, prandaj shkurt e qartë mendoj se këshillat që në përgjithësi jepen në politikë se më mirë të të urrejnë për atë që je se sa të të duan për atë që nuk je qëndron për rastin në fjalë që po diskutojmë sot”, deklaroi Majko.

Mw tej ai shtoi: “Një votë e cila sigurisht që më rëndon shumë, por është një votë e cila në thelb ka raportet me të vërtetën. Një e vërtetë e cila në thelb ftoj çdo deputet të ballafaqohet me të. Ilir Meta ka qenë pjesë e jona dhe është votuar nga kjo masë votuesish. Historitë që nuk ka legjitimitet ky parlament për të votuar unë mendoj se kur është miratuar kushtetuta e vitit 1999, të gjithë ligjvënësit e kanë pasur shumë të qartë momentin e shkarkimit të Presidentit. Është momenti i shkarkimit të Presidentit të Republikës, i cili duhet të kalojë në 1000 filtra. Kjo që po diskutojmë sot dhe do të marrim vendim me votë të fshehtë do të gjykohet në Gjykatën Kushtetuese. Në thelb ne prodhojmë një akt, i cili do të kalojë në filtrat e juristëve më me përvojë të Gjykatës Kushtetuese. Por mendoj që raporti ynë me të vërtetën duhet të jetë i qartë. E qarta është e shkruar e zeza mbi të bardhë, ndaj do të votoj pro shkarkimit të Presidentit të Republikës, për të tjerat do të na gjykojë koha dhe ajo që do të vijë”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë