Futboll

Maignan kërkon 8 milionë euro për rinovimin me Milanin, Bajerni hidhet në sulm

Gazeta Si - "Nuk është momenti i duhur për të folur për rinovimin kishte thënë një muaj më parë Mike Maignan, numri 1 i Milanit. Tani duket se diçka ka ndryshuar. Palët kanë lëvizur, ka pasur kontakte dhe dëshira është për të vazhduar bashkë, por ka pengesa.

Portieri francez, për të cilin ka një interesim të fortë të Bajern Mynih, ka kërkuar një pagë të lartë, 8 milionë euro në sezon. Është gati trefishi i asaj që ai përfiton tani, 2.8 milionë euro. Një shifër shumë e lartë kjo për arkat e Milanit.

Maignan është një nga portierët më të mirë në botë, tifozët kuqezi e kanë fshirë nga memoria ndonjë gabim të tij dhe drejtuesit e klubit kërkojnë ta mbajnë sa më gjatë në skuadër. Por është e vështirë që francezi të konsiderohet i pashitshëm, duke ditur ofertat që vijnë nga jashtë, siç ndodhi edhe me Sandro Tonali.

Çmimi që ka vënë Milani për portierin është jo më pak se 100 milionë euro. Poshtë kësaj shifre nuk mund të flitet dhe kjo iu bë e qartë edhe Çelsit verën e shkuar. Në qershor 2024 llogaritë duhen bërë me Bajernin, që e ka Maignan në listën e blerjeve, si pasues të Nojerit.

Nëse Milani arrin ta blindojë portierin me një kontratë të re, do të ishte ideale, por janë ato 8 milionë euro që ai kërkon që nuk mund të përballohen. Kështu do të kalohej edhe Rafel Leao, që përfiton 7 milionë euro neto në sezon dhe është më i paguari në skuadër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë