Media Galeri

Mahmood, në natën e dytë të ‘Sunny Hill Festival’ në Prishtinë

Festivali ‘Sunny Hill' ka mbledhur artistë të shumtë ndërkombëtarë. Në natën e dytë të festivalit në mesin e shumë këngëtarëve ka performuar edhe artisti italian Mahmood.

Ai në një konferencë për media së bashku me ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu foli rreth pranisë së tij në Kosovë, ku tha se përmes kësaj pjesëmarrje paraqet muzikën e tij.“Jam i lumtur që do të përformoj këtu, kështu që përmes kësaj pjesëmarrje paraqes muzikën time”, tha ai.Mahmood e mbylli konferencën me fjalët në gjuhën shqipe “Faleminderit Prishtinë, ju dua".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë