Nëse konsumoni boronica, luleshtrydhe, manaferra dhe boronica të kuqe, vlerat shëndetësore të tyre do të shumëfishohen në të mirën e shëndetit tuaj.
Përfshirja e frutave të pyllit në ushqimet tuaja është një metodë mjaft e mirë dhe e zgjuar për të parandaluar sëmundjet dhe përmirësuar shëndetin.
Manaferra, luleshtrydhja, boronica dhe mjedra janë të mbushura me minerale, fibra dhe vitamina, këto po ashtu janë të pasura me antioksidantë që mbrojnë qelizat e njerëzve nga dëmet që shkaktojnë radikalet e lira. Përveç këtyre vetive, frutat e pyllit kanë pak kalori dhe janë alternativë e mirë për njerëzit që duan të mbajnë peshën nën kontroll.
Luleshtrydhja është një frut mjaft i shijshëm që edhe mund ta gjesh gjatë gjithë vitit, ajo është e pasur me vitaminë C. Mjedra përmban kacium, magnez dhe vitaminë C.
Boronica është në krye të të gjitha listave të ushqimeve më të shëndetshme për trupin e njeriut. Kjo për arsye së boronica është jashtëzakonisht e pasur me antioksidantë. Boronicën mund ta gjeni gjatë gjithë vitit, ajo është e pasur me vlera ushqimore.
Manaferra i ngjan mjedrës, por është më e madhe dhe ka një shije më të veçantë krahasim me të. Të ëmblat janë shumë të mira për shëndetin se kanë përmbajtje të lartë kaciumi, vitaminë c dhe kalium.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.