Vende dhe Udhetime

Magjia e Dritave të Veriut: Mrekullia e Aurorës Boreale

Një nga dukuritë më magjepsëse të planetit, Aurora Boreale, ose të ashtuquajturat “dritat e Veriut” krijohen nga era diellore të prejardhura nga stuhi diellore kur hyjnë në kontakt me atmosferën e Tokës.
Aurora Boreale në vendet në Veri të Europës lenë pa frymë ata që kanë fat t’i shohin. Finlandezët besojnë në diçka më “'poetike” sesa shpjegimi i shkencëtarëve: Janë rrufe të goditura nga Thor, figura mitologjike skandinave
Dritat e Veriut në fotot e mëposhtme janë fiksuar në Laponni të Finlandës. Fjala finlandeze që përshkruan këtë dukuri është “revontulet”, që në shqip do të thotë “zjarret e dhelprës”. Finlandezët e lashtë besonin se dritat shfaqeshin kur dhelpra mistike tundte bishtin.
Ky skenar në Finlandë mund të shihet në qiell të pastër deri në 200 herë në vit gjatë natës. Mrekullia mund të shihet dhe në Helsinki. Periudha më e favorshme për t’u ndeshur me këtë mrekulli të natyrës është mes shkurtit dhe marsit. /Foto Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë