Art dhe Kulture

Magjia e artit mbi gurët e shahut

Gurët e shahut nuk dalin asnjëherë nga moda. Ky është punimi me bri elefanti i vitit 1830 pjesë e koleksionit të Jon Crumiller dhe punuar me dorë në Berhampur të Indisë.

Mbreti dhe mbretëresha qëndrojnë mbi elefantë, oficerët janë deve, kalorësit janë vendosur mbi kuaj, kullat kanë formën perfekte në miniaturë të kullës dhe ushtarët janë këmbësorë.

Seti është pjesë e librit “Punime Mjeshtrash: Sete shahu të rralla dhe të mahnitshme” të publikuar nga Fuel Design në vitin 2016.

Ky është një prej punimeve më interesante, por jo i vetmi. Në koleksionin në fjalë arti ndër vite shkrihet me lojën popullore të mendjes në gdhendjen e figurave, me punime sa komplekse, aq edhe të thjeshta, që sot kapin vlerën e miliona dollarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë