Futboll

Maget zhbllokon rezultatin në shtesë, Partizani triumfon në derbi (Foto, video)

Dy gola të Maget i kanë dhënë Partizanit suksesin e radhës 2-1 në derbi teksa zgjatin pritjen e bardhebluve për një sukses në sfidën e ndezur mes skuadrave kryeqytetase. Këtë radhë, ndeshja kishte një peshë edhe më të veçantë, pasi në javët e fundit të kampionatit mund të ndikojë për praninë në “Final Four”.

Gjatë ndeshjen nuk kanë munguar kartonët e verdhë, me më shumë se 10 të tillë të dhënë gjatë ndeshjes.

Ishte Maget i cili shënoi golin e avantazhit në minutën e 15.

Në minutën e 41 Tirana barazoi me Abazajn. Pjesa e pare u mbyll me barazim 1-1, rezultat që zgjati deri në minutën e 93 ku Maget shënoi përsëri, i cili gjithashtu mori karton të verdhë pasi festoi duke hequr fanellën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë