Vende dhe Udhetime

Madhështia e Ishujve të vegjël Faroe

Ishujt Faroe janë pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, arqipelag veriatlantik në hapësirën mes Islandës, Norvegjisë dhe Skocisë, të cilat njihen dhe si Ishujt e Deleve.

Fotografi brazilian Henrique Murta bëri disa fotografi me anë të një droni dhe siç dhe ai vetë tha, këta ishuj nuk duken si të vërtetë.

Imazhet e pabesueshme tregojnë madhështinë e Ishujve të vegjël Faroe, një vend që fotografi tha se ishte 'bërë në mënyrë të përsosur'.

“Vendi thjesht nuk duket i vërtetë, nuk ndihet i vërtetë. Çdo gjë është në mënyrë shumë të përsosur, ngjyrat dhe veçanërisht format,” tha fotografi.

Ai tregon se bukurinë e atyre ishujve nuk e ka parë kurrë dhe  si një fotograf natyre, ai është i hipnotizuar dhe madje pak i fiksuar me to.

Seti fotografik i Henrique u vlerësua në “Siena Awards Festival 2020 Drone Photo Awards” si një nga seritë më të bukura të fotografive.

Burimi: Daily Mail. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë