Bota

Macron heq orën luksoze gjatë intervistës për protestat, video bëhet virale në rrjet

Presidenti francez Emmanuel Macron, është munduar të heqë pa u vënë re, orën e tij të shtrenjtë gjatë një interviste, por nuk ia ka dalë.

 Gabimi mund të kishte kaluar pa u vënë re nëse vetë Macron nuk do të ishte përpjekur ta korrigjonte menjëherë dhe madje edhe në televizion.

Presidenti francez u shfaq në një intervistë televizive duke bërë gjeste, ndërsa mbante një orë luksoze në kyçin e dorës së majtë. Pak më vonë ora u zhduk, ndërsa ai vazhdoi të fliste me të njëjtin ton. Ora që mbante presidenti ishte e markës franceze Bell&Ross dhe që kap vlerën e rreth 2.500 eurove.

Ora u hoq kur Macron vuri dorën e majtë nën tavolinë ndërsa vazhdonte t’u përgjigjej pyetjeve. Kur e ktheu dorën në tavolinë, ora ishte zhdukur. Megjithatë, ekipi i tij pretendoi se Macron e hoqi orën sepse po kërciste shumë në tavolinë ndërsa lëvizte duart. Video është bërë virale në rrjet me reagime qesharake, por edhe kritike.

/Telegraph


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë