Jete & Stil

Macrame, një pasion i patjetërsueshëm në rehatinë e divanit para televizorit

Ajo dashuron të punojë me makrame.

Makrame është një punë dore e lindur në vendet arabe. Mandej e adaptuar në shumë kultura të tjera dhe sot identifikohet me stilin e arredimit të shtëpive boho.

Punët e dorës të kujtojnë rikthimin tek gjyshja, tek ajo fole shpirtërore e pazëvedësueshme që ishte një shkollë më vete; mësimi të punës së dorës, durimi, shijimi të qëndrimit me gjyshen, rehatie, sigurie dhe dashuri pa fund.

Shtizat, qëndisma, grepi, gjilpëra, këto punë që i mësoje përpara se të hyje në kopësht duke qëndruar me gjyshen në shkallët e pallatit.

Besmira jeton në Angli. Ajo është ekonomiste në profesion, por pjesën e rehatisë së gjithësecilit që e kalojmë në divan, ajo e kalon duke punuar makrame. Nuk e ka mësuar me gjyshen, por gjatë udhëtimeve të saj nëpër botë.

Besmira tregon për gazetën “Si” se këtë mënyrë të punuari e ka mësuar në Sllovaki.

“Në 2012 gjatë një mbledhje me udhëtarë në veri të Sllovakisë, ishte një vajzë nga Lituania me vathë shumëngjyrësh. Më pëlqyen shumë  vathët e saj dhe për fat, ajo zhvilloi një ëorkshop. Aty ishte njohja ime e parë me macrame, por nuk e praktikova deri vitin tjetër kur takoj përsëri Simonën në një mbledhje tjetër, kësaj rradhe në Trpejca, buzë Ohrit. Ishte ditëlindja ime dhe Simona bën një palë vathë për mua. Që atëherë nuk e kam lënë më”-tregon ajo.

Pikëtakimi i Besmirës me macramenë kanë qenë pikërisht vathët, pëlqimi i jashtëzakonshëm për këtë akesorë që vetëm vajzat dhe gratë që kanë një dashuri të veçantë për këtë aksesorë mund ta kuptojnë.

“Gjithmonë më kanë pëlqeyr vathët dhe që kur fillova macrame mund të kisha vathët e mia si e kur të doja. Me macrame mund të jesh shumë kreative. Mund të krijosh çfarëdolloj aksesori në çfarëdolloj ngjyre.  Në Youtube ka shumë material për të mësuar macrame për të gjitha nivelet.”- shpjegon Besmira.

Ajo ka edhe miq të mirë që promovojnë punën e saj, megjithëse Besmira fokusin e vet nuk e ka tek tregëtia. Ajo ka ardhur natyrshëm.

Besmira Llaha

Unë u njoha me punën e Bemsirës përmes një mikeshës së saj polake, shkrimtare në Instagram. Ajo kishte promovuar një punim macramé të Besmirës, një produkt artistik që varej në mur dhe tek unë transmetoi atmosferën e stilit boho të interior design.

Besmira ka 7-8 vite që e ushtron këtë pasion, por asnjëherë nuk është interesuar për historinë e kësaj pune. Ajo ka qasjen e atyre artistëve që “nëse arti shpjegohet, e humb kuptimin”.

“ Nuk jam interesuar për historinë, por ajo që më intrigon është mundësitë e pafundme për të qenë kreative.”- thotë ajo.

Besmira shpjegon se materialet i ka  blerë gjithmonë online. Në Shqipëri, tregon ajo, nuk kishte materiale në treg, “por dhe tani që jam në Mbretërinë e Bashkuar, përsëri i marr online.

Asnjëherë nuk ndjek një model. Filloj një punë dhe shoh ku do më çojë.Lë modelet të ndjekin udhën e tyre.”- shpjegon Besmira.

Ajo rrëfen se fillesa e këtij pasioni ka qenë tërësisht diçka për qef, por që edhe të tjerët të njiheshin me punimet e saj dhe pse të mos I blinin; “të fitoja ndonjë të ardhur ose të paktën të nxirrja koston e materialeve. Por pjesërisht sepse nuk ka pasur treg, pjesërisht sepse asnjëherë nuk jam marrë me kohë të plotë, ka ngelur më shumë një hobby.”

Besmira I përkushtohet macramé sa herë ka kohë të lirë ose kur është midis punësh.

Kur shoh TV, shpjegon ajo, është koha më e mirë për për të pasur diçka nëpër duar sepse “nuk ndihem sikur po harxhoj kohën “

Dhe këtu qëndron e bukura; nëse ajo ka një event apo dëshiron një palë vathë të rinj për qefin e vet, i mjaftojnë  4-5 orë, një pasdite me shi për të përfunduar një palë vathë me model të komplikuar. Kurse një aksesor që varet në mur mund ti zgjasë Besmirës disa javë për ta përfunduar.

Besmira është një artiste e vërtetë në shpirt, jo tregtare. Ajo nuk arrin të punojë dot me porosi, por kur I vjen frymëzimi. Dhe nëse dikush është I interesuar për punët e saj, mund ti kërkojë ti blejë. Por ajo nuk bën kurrë kompromis me frymëizimin.

Por sigurisht që puna e saj ka një çmim nëse ti e pëlqen dhe do ta bësh tënden.

“Në etsy vathët e mi variojnë nga £7-25, varet sa të ndërlikuar janë dhe sa kohë marrin. Ëallhanging (aksesorët e murit)  nga £40-£100.

Tek e pyës nëse ka bërë ndonjë studim tregu për këtë punë pasion që lëvron, ajo më përgjigjet se  “Nuk e kam filluar për tregti dhe nuk kam bërë studim tregu, por ka shumë artizanë të talentuar që bëjnë mrekullira me macrame, biles edhe në Shqipëri janë disa.”. Por Besmira duke qenë se këtë punë dorë e bën për pasion, nuk e shqetëson konkurrenca sepse është autentike në atë që bën.

E derisa fokusi është tek zbrazja dhe mbushja e shpirtit, ajo është e kënaqur që kjo punë artizanale I jep sadisfaksion, jo të ardhura .

“Kam një etsy shop (megjithëse për momentin është bosh). Dëshirë do kisha të kisha një hapësirë kur përveçse të ekspozoja punimet e mia, të zhvilloja ëorkshope për ata që do donin të mësonin, por mbetet veçse një dëshirë.

Besmira nuk ka ndonjë vizion për këtë pasion si punë, thjesht është e bindur dhe e sigurt që do të vazhdojë të krijojë se i pëlqen dhe e  shplodh nga ngarkesat e ditës, “por nuk e shoh si burim të vetëm të ardhurash.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë