Nga Gazeta Si- Një episod i pazakontë dhe alarmues ka tronditur qytetin e Lushnjës ditën e sotme ku persona ende të paidentifikuar kanë zhvarrosur eshtrat e një individi të ndarë nga jeta prej rreth 17 vitesh.
Burime paraprake tregojnë se autorët kanë hapur një tunel nëntokësor për të depërtuar drejt varrit të gruas që ka ndërruar jetë para 17 vitesh.

Ngjarja është konstatuar nga punonjësit e mirëmbajtjes së varrezave, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.
Ndërkohë, pritet që autoritetet të dalin me informacione shtesë në vijim, ndërsa kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar shqetësim të fortë në opinionin publik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje