Vende dhe Udhetime

Lulëzim spektakolar në shkretëtirën e Afrikës së Jugut

Pranvera shndërron për disa javë në qilim piktoresk me lule tokën e thatë përgjatë bregdetit perëndimor të Afrikës së Jugut. Shpërthimi i natyrës e ndez me ngjyra këtë vend, saktësisht në fillim të qershorit dhe në fund të shtatorit. Në shtator duket sikur rikthehet sërish pranvera, pasi shirat e sezonit të vjeshtës ju japin jetë farave të luleve që thahen gjatë verës.

Fotograf Tommy Trenchard kapur këtë fenomen natyror.

"Ishte një pamje mjaft surrealiste", tha Trenchard, i cili u ndodh rastësisht në një festë të përvjetorit me gruan e tij në Luginën Biedouë të Afrikës së Jugut.

Njerëzit kanë tendencë të mendojnë për Afrikën e Jugut si një destinacion për të parë kafshët e egra, por lulet e egra rivalizojnë gjithçka që mund të shihni në një safari tipik . "


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë