Futboll

Luis Enrique: Të luash me dyer të mbyllura është “më e trishtë se të kërcesh me motrën tënde”

Të luash me dyer të mbyllura është “më e trishtë se të kërcesh me motrën tënde”. Futbolli pa tifozë, për shkak të emergjencës Koronavirus nuk i pëlqen aspak teknikut të Spanjës Luis Enrique, që nuk përdor lojëra fjalësh për të  shpjeguar idenë e tij. “Është shumë e shëmtuar, kam parë futbollin gjerman dhe ishte dëshpëruese – ka thënë ai gjatë programit të basketbollit të Colgados del Aro – Mund të dëgjosh ofendimet dhe të humbësh intimitetin e momenteve të mëdha”.

“Por është e qartë se është një biznes global që gjeneron shumë para edhe pse spektakli është shumë ndryshe nga kur luhet me publik, mund të na ndihmojë të kalojmë dhe ta kapërcejmë këtë situatë– ka thënë Luis Enrique – Nëse je një tifoz i futbollit apo basketbollit, të shohësh një ndeshje është gjithmonë interesante”.

La Liga dhe Federata kanë gjetur një marrëveshje, që duhet të ratifikohet përpara një gjykatësi, që parashikon ndeshje çdo ditë, përfshirë të hënën, në dy fasha orari: në orën 20 për zonat më të freskëta dhe në 23 për qytetet ku klima është më e nxehtë, duke qenë se La Liga do të rifillojë në qershor. Ky organizim do ta lejojë që La Liga të mbyllë sezonin brenda 29 korrikut, kufiri i fiksuar nga UEFA për të qenë në gjendje të luajnë ndeshjet e fundit të kupave evropiane të sezonit aktual.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë