Futboll

Luis Enrike ‘përzë’ Marko Verratin nga Parisi: Me mua nuk do të luash kurrë!

Gazeta Si – Zbulohen prapaskenat e takimit mes trajnerit të ri të PSG-së dhe mesfushorit italian. Presion për ta detyruar lojtarin që të pranojë ofertën e Al Ahli, për të shpejtuar më pas për blerjen e sulmuesit Kolo Muani.

Ishte i qartë, por edhe shumë i ashpër Luis Enrike, kur i ka shpjeguar Marko Verratit se për të nuk ka më vend te PSG. Sipas ‘Le Parisien’, trajneri spanjoll, në praninë e drejtorit sportiv Luis Kampos, i ka thënë lojtarit italian: “Me mua nuk do të louash kurrë”.

Verrati dhe trajneri Luis Enrike. Gazeta Si, 30 gusht 2023

Një situatë absurde, sepse Verrati ka marrë pjesë në turneun aziatik, ndryshe nga lojtarët që ishin jashtë planeve dhe Kilian Mbape, që në atë kohë kishte përplasje me klubin për kontratën. Verrati në fakt që në maj po mendon largimin nga PSG dhe po vlerëson alternativat, por është stërvitur rregullisht me skuadrën.

Luis Enrike ka kaluar nga fjalët te faktet dhe nuk e ka grumbulluar për ndeshjet e kampionatit. Një mënyrë për të mos krijuar rreziqe të kota, duke parë që për lojtarin ka interes nga klube të ndryshme. I pari ishte Al Hilal, që i afronte trefishin e pagës lojtarit, por oferta për PSG-në nuk ka qenë e mjaftueshme.

Në lojë u fut më pas Al Ahli, që tani duhet të lirojë një vend për të huajt në ekip. Për momentin oferta nuk ka shkuar më shumë se 45 milionë euro për kartonin e mesfushorit. Ka edhe një interesim nga Al Arabi në Katar, por edhe nga disa klube euroiane, që gjithsesi nuk kanë bërë propozime konkrete.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë