Futboll

Luhen sot 3 sfida të javës së 33-të në Superiore, prozhektorët në Elbasan

Sot, do të luhen tre ndeshjet e mbetura të javës së 33-të të Superligës, ndërkohë që dy përballje janë luajtur dje.

Bëhet fjalë për sfidat Kukësi-Teuta, Skënderbeu-Vllaznia dhe Laçi-Luftëtari. Verilindorët janë ende në garë për titullin kampion, pasi janë -7 pikë nga Tirana. Trajneri Shehi nuk do ketë në dispozicion Lulaj, Vasil Shkurtaj dhe Obanor. Teuta është një nga skuadrat më në formë të momentit dhe parashikohet një sfidë e vështirë për verilindorët, duke marrë parasysh edhe faktin se para disa ditëve u ndalën nga Teuta në Kupën e Shqipërisë.

Ndërkohë, një tjetër sfidë e rëndësishme është ajo në Korçë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Për ekipin e Dajës ky mund të jetë shansi i fundit për në Evropë (në pritje të vendimit nga Gjykata Federale e Zvicrës), ndërsa shkodranët kanë nevojë për pikë për të evituar sfidën e “play-out”.

Sakaq, Laçi pritet ta ketë të lehtë dhe të sigurojë tre pikët në shtëpi, përballë një kundërshtari si Luftëtari, që tashmë ka rënë nga kategoria.

Ndeshjet:

17:45 Laçi-Luftëtari

20:45 Kukësi- Teuta

20:45 Skënderbeu-Vllaznia


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë