Keshilla

Luftoni plakjen me shegë

Përveçse është një nga frutat më të shijshëm, shega karakterizohet edhe për disa veti që kontribojnë në shëndetin tonë. Specialistët theksojnë se lëngu i shegës rrit prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, lehtëson nga temperatura dhe zvogëlon ngarkesën kardiake.

Por jo vetëm kaq. Një studim i fundit ka zbuluar se ky frut është një terapi edhe për lëkurën. Studimi tregon se ekstrakti i marrë nga ky frut parandalon plakjen e qelizave të ADN-në të trupit.

Shkencëtarët thonë se një shegë në ditë ndihmon në parandalimin e oksidimit të një shënuesi kimik vital në ADN-në e qelizave njerëzore.

Studiuesit spanjollë dolën në këtë përfundim pasi ata testuan rreth 600 vullnetarë.  Laboratorët spanjollë të Probeltebios i dhanë grupit të vullnetarëve një shtojcë që përmban ekstrakt shegë çdo 24 orë për 30 ditë. Gjatë asaj kohe, hulumtuesit matën rritjen ose rënien e shënuesve kimikë në trup për të monitoruar ndryshimet e dozës së rregullt të prekur. Në veçanti ata vunë re një rënie të një indikatori kimik të quajtur 8-Oxo-2-deoxyguanosine. Shkencëtarët thonë se kjo është një nga produktet kryesore të stresit oksidativ të ADN-së në qeliza.

Gratë shtatzëna, gjithashtu e përdorin atë për të qëndruar të shëndetshme. Shega përmban vitamina A, C dhe E, si dhe hekur.

Studime të mëparshme kanë treguar se shega është e përshtatshme edhe për të parandaluar infarktin dhe sëmundje të tjera në zemër, pasi është i pasur me antioksidues të shumtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë