Bota

Lufta në Gaza, Jordania tërheq ambasadorin e saj nga Izraeli

Jordania ka tërhequr ambasadorin e saj në Izrael. Lajmi është përcjellë  nga ministria e Jashtme jordaneze.

Ministri i Jashtëm Ayman Safadi tha se ky vendim erdhi, "si shprehje e pozicionit të Jordanisë që refuzon dhe dënon luftën izraelite që po shpërthen në Gaza".

Në vijim të deklaratës u theksua se ambasadori i Izraelit, i cili nuk është aktualisht në Jordani, nuk është i mirëpritur të kthehej.

"Kthimi i ambasadorit do të varet ‘nëse Izraeli do të ndërpresë luftën e tij në Gaza, duke ndalur katastrofën humanitare që rezultoi dhe duke u përmbajtur nga veprimet që u mohojnë palestinezëve të drejtat e tyre themelore, duke përfshirë aksesin në ushqim, ujë dhe ilaçe, si dhe një jetë të sigurt dhe të qëndrueshme. në tokën e tyre kombëtare", thuhet në deklaratës zyrtare.

Ministria jordaneze më herët ka njoftuar fillimin e procesit të evakuimit të qytetarëve të saj nga Rripi i Gazës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë