Politike

Lufta mes Izraelit e Hamasit / Shqipëria voton pro, SHBA vendos veton për rezolutën e OKB

Gazeta Si - Këshilli i Sigurimit i OKB-së dështoi të mërkurën të miratojë një rezolutë të udhëhequr nga Brazili që bën thirrje për pushim humanitar në konfliktin Izrael-Hamas me qëllim për të siguruar shpërndarjen e ndihmave. Arsyeja ishte vendosja e vetos nga SHBA ndaj tekstit të paraqitur nga Brazili.

Këshilli prej 15 vendesh u mblodh dhe votoi për projekt-rezolutën që kërkonte anulimin e urdhrit për civilët dhe stafin e OKB-së për të evakuuar të gjitha zonat në Gaza në veri të Ëadi Gazës dhe për t'u zhvendosur në Gazën jugore.

SHBA, një nga pesë anëtarët e përhershëm, votoi kundër rezolutës, duke çuar në dështimin e Këshillit për të miratuar rezolutën. Rezoluta mori 12 vota pro, ndërsa Rusia dhe Britania abstenuan.

Që një rezolutë të miratohet në Këshill, ajo duhet të marrë të paktën 9 vota pro dhe asnjë veto të vetme nga asnjë prej pesë anëtarëve të përhershëm.

Në këtë votim mësohet se Shqipëria ka votuar pro rezolutës së paraqitur nga Brazili. Ndërsa abstenim ishin shtetet si Rusia dhe Britania e Madhe.

Votat për rezolutë në OKB

PRO

Franca

Kina

Shqipëria

Brazili

Ekuador

Gaboni

Gana

Japonia

Malta

Mozambiku

Zvicra

Emiratet e Bashkuara Arabe

Kundër

Shtetet e Bashkuara (VETO)

Abstenuan

Mbretëria e Bashkuar

Rusia


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë