Rend dhe Ligj

Lufta kundër kanabisit, Lleshaj mbledh online drejtorët e Policisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka mbledhur në një mbledhje online, duke u dhënë disa porosi lidhur me luftën ndaj kanabisit.

Ministri Lleshaj tha se sipas informacioneve të tij janë 4 qarqe me risk të lartë kultivimi këtë vit, Gjirokastra, Shkodra, Durrësi e Vlora, por pa harruar Beratin, Elbasanin dhe Lezhën.

Lleshaj ndër të tjera tha se duhen goditur fort të gjithë policët që nuk zbatojnë ligjet në këtë luftë.

“Lufta kundër kanabisit është luftë për të administruar territorin. Lufta ndaj kanabisit është përpjekje e të gjitha institucioneve ku Policia ka detyrë kryesore.  Puna e Policisë duhet të fokusohet ndaj atyre që nuk binden. Policia duhet të merret në radhë të parë me personat që nuk kanë përgjegjësi për territorin. Territori është ose publik ose privat.

Sipas informacione që disponoj, zona me risk konsiderohen ende  Gjirokastra, Shkodra, Durrësi, Vlora, ku kërkohet përqendrim vëmendje maksimale, pa lënë në heshtje pa konsideruar edhe të tjera, si Lezha, Berati, Elbasani, tentativa për kultivim ka në shumë qarqe. Përgjegjësia është lufta në tre fronte, vënia para përgjegjësisë e administratorëve. Fenomeni lidhet me punën e pamjaftueshme dhe kriminale edhe brenda policisë së shteti që duhet të identifikohen dhe vendosen para përgjegjësisë”, tha Lleshaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë