Politike

LSI synon të rinjtë: Do jeni pjesë e vendimmarrjes

LSI synon që mbështetjen e saj ta ketë tek të rinjtë. Në një takim me gjimnazistët e LRI-së, Monika Kryemadhi tha se vetëm angazhimi i të rinjve në vendimmarrje, do të çonte vendin përpara.

“Të rinjtë janë shpirti dhe drita e syve të familjeve tona. Dëgjoj me vëmendje dhe me pjesën më të madhe të tyre jemi takuar. Pyetja që bëjmë herë pas here është; sa nga ju duan që të ikin nga Shqipëria? Mungesa e arsimit cilësor, e perspektives, e një page të mirë paguar, e shumë gjerave të tjera që ka sot nevojë një njeri, jo vetëm shkollën, janë arsyet.

 A ka zgjidhje kjo situatë? LSI është partia e të rinjve, iu ka dhënë dorën të rinjve, që janë sot krenaria e kësaj partie dhe fuqia e saj.

S’i përdorim të rinjtë si dekor, të bëhesh sot pjesë e vendimmarrjes, do të thotë të kesh vizion”, tha Kryemadhi. Sipas saj, LSI do të jetë foltorja e të rinjve. Pa maska dhe duke sfiduar publikisht një akt normativ të qeverisë, Kryemadhi shtoi:  “... S’ka virus që e ndalon rininë shqiptare për të ndaluar këtë realitet monstruoz”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë