Politike

LSI nuk njeh masa antiCovid, por Meta i kërkon llogari vetëm qeverisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, publikoi një tabelë të përhapjes së Covid-19 për muajin Janar për të treguar se rastet janë rritur dhe se masat nga ana e qeverisë duhet të ndryshojnë.  

“Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga "Zëri i Amerikës", numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.

Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.

Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës”, shkruan Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke publikuar bashkëngjitur edhe tabelën.

Meta nënvizon me të drejtë domosdoshmërinë e rritjes së masave, por kjo thirrje nuk duhet t’i drejtohet vetëm njërës palë, në këtë rast qeverisë.

Bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi në çdo bashkëbisedim të saj të përditshëm shihet me grumbuj qytetarësh në ambiente të mbyllura pa respektuar asfare distancën fizike, se për të folur për mbajtjen e maskës do të ishte diçka e tepërt LSI. Ndryshe ndodh me PD e cila respektuar deri më një të gjitha masat antiCovid nga Komiteti Teknik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë