Zëvendës kryetari i LSI-së, Luan Rama, ka reaguar përmes llogarisë së tij në Facebook pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit se është plotësisht dakord me DASH se “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

“Plotësisht dakord me. Departamentin Amerikan të Shtetit! Asnjë dilemë, asnjë mëdyshje. Plotësisht dakord me Departamentin Amerikan të Shtetit: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.
Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të Kushtetutës dhe përshpejtimit të ritmit të reformave të integrimit europian, në partneritet të plotë dhe strategjik me SHBA. Larg duart e politikës nga reforma në drejtësi, larg duart nga Gjykata Kushtetuese!”, shkruan Rama.
DASH u shpreh pak më parë se po ndjek me vëmendje lëvizjet e Presidentit Ilir Meta dhe se SHBA nuk ndryshon qëndrim sa i takon zbatimit të Reformës në drejtësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.