Futboll

Lotar Mateus kundër Mesit për Best Fifa 2023: Si ka mundësi që nuk fiton Haland!

Gazeta Si – Pas ‘Topit të Artë’, Lionel Mesi fitoi edhe çmimin e FIFA-s si lojtari më i mirë i 2023-shit. Por jo të gjithë janë dakord me këtë zgjedhje. Nuk është hera e parë që argjentinasi bën ‘dopietë’, ndërsa zërat kritikë sërish kanë dalë kundër rezultatit të votimeve.

Mbi të gjithë Lotar Mateus, ish-lojtari i shquar gjerman, që për mikrofonët e ‘Sky Deutschland’ ka kritikuar ashpër FIFA-n, duke theksuar se çmimin e meritonte Erling Haland, që në 2023-shin doli kampion Anglie, Europe dhe i Botërorit të klubeve me Mançester Sitin.

"Nëse shihen sukseset e mëdha të vitit, nuk kishte si të mos vlerësohej Mançester Siti, - tha Mateus. – Në rastin e lojtarit më të mirë zgjedhja duhej të ishte Haland. Si ka mundësi që nuk fiton ai? Ka fituar titujt më të rëndësishëm me Sitin dhe përqindja e golave të tij është impresionuese. Ka lënë shenjën e tij në të gjitha ndeshjet e rëndësishme".

Kritik ka qenë edhe Iker Kasilas, ish-portieri spanjoll, me një postim të shkurtër në X është shprehur se votimi duhet të jetë i drejtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë