Lajme

Lorenc Shehu emërohet në krye të Forcave Speciale RENEA

Duket se struktura e FNSH-së është përfshirë nga ndryshimet. Një ditë më parë është larguar nga detyra shefi i Forcave të RENEA-s, Vasillaq Sota.

Tani në krye të kësaj strukture është emëruar  Lorenc Shehu.

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur në Polici, pasi ka mbajtur një sërë postesh drejtuese. Ka mbajtur detyrën e shefit të Strukturës Speciale Operacionale. Ndërsa deri në 2013-ën, Lorenc Shehu ka qenë drejtor i Policisë së Tiranës.

Më herët ai ka mbajtur edhe detyrën e Komandantit të FNSH-së.

 

Më Shumë