Bota

Londra: Plani i ri ushtarak i Rusisë, rrethimi dhe kapja e qytetit Bakhmut

Gazeta Si - Që nga fillimi i luftës, buletini i inteligjencës ushtarake britanike ka qenë një busull për të kuptuar se çfarë po lëviz në fushën e betejës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Dhe tani, ajo tregon se çfarë mund të jetë "plani i ri" rus - që synon të bëjë një hakmarrje, jo vetëm me vlerë ushtarake, por edhe simbolike, pas disfatës së javëve të fundit.

Sipas shërbimeve inteligjente të Londrës, plani i gjeneralit Surovikin, tani parashikon rrethimin e Bakhmutit me përparime taktike nga Veriu dhe Jugu.

Përsëri sipas analistëve ushtarakë britanikë, vlera operacionale e një pushtimi të këtij lloji do të ishte e kufizuar - "do të lejonte, potencialisht, për të kërcënuar Kramatorsk dhe Sloviansk”, dhe pak më shumë.

Por nuk është vetëm kjo që Surovikin - dhe shefat e tij - synojnë tani për tani: "Ekziston një mundësi reale që kapja e Bakhmutit të jetë bërë mbi të gjitha një objektiv simbolik dhe politik".

Ndërkohë, lufta në Ukrainë ka mbushur ditën e 283-të. Presidenti rus Vladimir Putin mbetet “i hapur për bisedime për të siguruar interesat e Rusisë”, por e konsideron të pamundur pranimin e kërkesës së presidentit amerikan Joe Biden, përkatësisht largimin e trupave nga territori ukrainas.

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i “Raytheon Technologies”, Greg Hayes, zbuloi se Shtetet e Bashkuara po punojnë me vendet e Lindjes së Mesme për të zhvendosur disa nga sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë