Vende dhe Udhetime

Londra, destinacioni më i pëlqyer për vitin 2019

Londra është vlerësuar si destinacioni më i mirë në botë. Fituesit u përcaktuan duke përdorur një algoritëm që analizon miliona rishikime dhe vlerësime për hotelet, restorante dhe atraksione, të mbledhura në një vit nga udhëtarët e TripAdvisor në mbarë botën. Paris zë vendin e dytë këtë vit, Roma dhe Kreta vendin e tretë dhe të katërt, ndërsa New York që ka qenë një ndër destinacionet e preferuara të turistëve, këtë vit ka zbritur nga top dhjetëshja.

Gjatë vitit 2018, Londra ishte në vendin e dytë si një ndër destinacionet më të pëlqyera për shkak të dasmës së Dukës dhe Dukeshës së Sussex që u zhvillua gjatë muajit maj.
Hayley Coleman, zëdhënës i TripAdvisor u shpreh se "magjia e dasmës së çiftit mbretëror Harry dhe Meghan qartë ka pasur një efekt të fuqishëm pasi kjo është hera e parë që nga viti 2016 që Londra ka kryesuar renditjen botërore".

Në vendin e pestë në këtë listë renditet Bali dhe në vendin e gjashtë është Phuket, ndërsa pasohet nga Barcelona dhe Stambolli. Marrakeshi në vendin e 9 dhe në vendin e dhjetë Dubai.

Nju Jorku përfundoi në vendin e 13-të në listë, pas Pragës në vendin e njëmbëdhjetë dhe Siem Reap në vendin e dymbëdhjetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë