Rend dhe Ligj

Lokali si bazë e kokainës e kanabisit, arrestohen dy vëllezër në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër në Tiranë, pasi e kanë kthyer lokalin në bazë për shpërndarjen e kokainës e kanabisit.

Në sajë të operacionit policor “SHOCK”, u bë arrestimi në flagrancë shtetasit: D. K., 33 vjeç dhe D. K. 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Policia pasi ka marrë informacion se dy vëllezërit merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, në rrugën “Ibrahim Brahja”, ka ndërhyrë duke ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të këtyre shtetasve, në banesat e tyre dhe në automjetin që përdorej nga shtetasi D. K., 33 vjeç.

Nga kontrollet e ushtruara janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një sasi kokaine dhe një peshore elektronike.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë