Policia e Shkodrës ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi po ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Policia thotë se shtetasi A. P, 32 vjeç ka rënë në pranga, pasi gjatë një kontrolli në lokalin e tij është gjetur se po ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.
32-vjeçari ishte banues në fshatin Gomsiqe e Re, Velipojë, Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 makineta, një tavolinë, chipsa dhe letra bixhozi që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.