Bota

‘Lojë spiunësh’, Rusia ndërpret marrëdhëniet me NATO-n

Rusia ka njoftuar vendimin e saj për mbylljen e zyrave të ndërlidhjes dhe informacionit ushtarak të NATO-s në Moskë dhe pezullimin e aktiviteteve të përfaqësimit të saj në Aleancën Atlantike duke filluar nga 1 nëntori.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se masa u mor në përgjigje të dëbimit të tetë anëtarëve të NATO-s nga misioni rus javën e kaluar. Aleanca Atlantike, tha se anëtarët e dëbuar të misionit rus, punonin fshehurazi si agjentë të inteligjencës.

Rusia i ka propozuar NATO-s të zgjedhë dhe autorizojë një ambasador në Moskë, mes vendeve anëtare të saj, për komunikim urgjent me Federatën.

"Ambasadori i Federatës Ruse në Mbretërinë e Belgjikës, do të autorizohet të mbajë kontakte urgjente me selinë e Aleancës. Sipas gjykimit të Aleancës, një nga ambasadorët e shteteve anëtare të NATO-s në Moskë, mund të kryejë funksione të ngjashme", - tha Ministria e Jashtme ruse në një shënim.

Vendimi kontribuon në përkeqësimin e një klime tashmë shumë të tensionuar midis Rusisë dhe Perëndimit. Moska akuzon NATO-n për vazhdimin e "provokimeve" pranë kufijve të aleancës dhe kohët e fundit ka ngritur nivelin e stërvitjeve të saj në zonë.

NATO vazhdon të pohojë se synon të forcojë sigurinë e vendeve anëtare civile në Rusi pas aneksimit të Krimesë nga Moska në Ukrainë në vitin 2014.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë