Trend

Loja Monopoly flet shqip, do promovohen vendet më të bukura tek të rinjtë në gjithë botën

Përfaqësuesit e lojës Monopoly, ndër më të luajturat në botë ndodhen në Shqipëri për një tur zyrtar ku do të zgjedhin vendet që do të promovohen në lojë, ndërsa edicioni zyrtar i lojës në shqip do të jetë gati për festat e nëntorit.

Deri tani, Monopoly ka krijuar edicione të ndryshme në mbarë botën, duke përfshirë edhe vende të rajonit, ndërsa shqipja do të jetë gjuha e 45-të e saj.

Ministrja Kumbaro me përfaqësuesin e Monopoly.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro priti në ambientet e ministrisë përfaqësues të kompanisë duke thënë se kjo iniciativë është veçanërisht “për një publik të ri që nuk ndjek lajme, nuk sheh televizor, nuk lexon portale, nuk i ndjek politikanët, por duke luajtur këtë lojë dhe duke mësuar për Shqipërinë përmes saj është promovimi më i mirë që mund të bëjmë”.

Gjatë lojës zbulohen destinacionet më interesante të vendit, qoftë ato natyrore, qoftë ato me interes kulturor, pjesë të sporteve, edukimit, apo sipërmarrjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë