Politike

‘Loja’ me mandatin e Xhaçkës, distancohet Balla: Mos më ngatërroni me detyrën e mëparshme

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është distancuar nga një koment lidhur me atë që PD po akuzon çdo ditë se mazhoranca po bëhet mburojë për ish-ministren Olta Xhaçka, duke mos e çuar mandatin e saj në Kushtetuese.

Balla u kërkoi gazetarëve që të mos e ngatërrojnë me detyrën e mëparshme, (si ish-kryetar i grupit) dhe se ai ka ndjekur me vëmendje përgjigjen që me heret ka dhënë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

“Sa i përket pyetjes së dytë, unë e kam thënë që mos më ngatërroni me detyrën e mëparshme, sa i përket kësaj kam ndjekur me vëmendje përgjigjen e saktë që ka dhënë kryetarja e Kuvendit lidhur me këtë fakt”, tha Balla.

Nikolla është shprehur se nuk është kompetencë e saj, por organeve të Kuvendit qe të shqyrtojnë mandatin e Xhaçkes, ndryshe nga sa i kishte kerkuar Gazment Bardhi qe ta çonte ne gjykaten Kushtetuese sipas një vendimi te kesaj te fundit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë