Politike

Nuk ka gjyq për Lulzim Bashën, a do ankohet prokuroria?

Pas më shumë se dy orësh seancë gjyësore, gjyqtari Lazër Sallaku ka dhënë vendimin për pushimin e çështjes së ngritur nga prokuroria ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani dhe financierit të PD-së, Ilir Dervishi.
Akuza është cilësuar nga gjyqtari si e pabazuar. Gazeta "Si" mësoi se prokurorët e çështjes kanë pasur qëndrime të ndryshme ashtu si edhe një muaj më parë.

Siç bëjnë me dije burime të gazetës "Si", njëri nga prokurorët, Kol Hysenaj ka mbajtur qëndrim ndryshe nga dy kolegët, me të cilët u përplas gjatë dhjetorit. Hysenaj mësohet ka këmbëngulur gjatë seancës me dyer të mbyllura me kërkesën e kthimit të çështjes për hetime të mëtejshme pranë prokurorisë, pasi siç ka shtuar prokurori " hetimet janë të paplota dhe duhet pyetur edhe shtetasi amerikan Nik Muzin".

Por dy prokurorët e tjerë Gjergj Tako dhe Ervin Karanxha kanë kundërshtuar kolegun me kërkesën që çështja ështe e plotë dhe duhet që Basha , Ristani dhe Dervishi të përfundojnë në gjykim. Gjithashtu ata kanë shtuar se duhej pushuar vepra r pastrimit rë parave, një akuze që nuk u provua dot prej hetimeve trevjeçare. Dy prokurorët insistuan për t'i dërguar në bankë e të akuzuarve Bashën dhe dy të tjerët, Ristanin e Dervishit vetëm për akuzën e falsifikimit. Siç ka ndodhur gjatë kësaj kohe, avokatët u shprehën se çështja nuk ka asnjë bazë ligjore dhe se duhej pushuar. Gjyqtari Lazër Sallaku gjykoi dhe vendosi pushimin e çështjes me argumentin se fakti nuk ekziston.

Arben Ristani dukefolur pas vendimit te Gjykates

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani u shpreh se "Gjykata vendosi të pushojë çështjen sepse fakti nuk ekziston, janë vendime normale. Është shumë interesante për median e publikut, ku instituiconet bëhen pre e frustimit dhe dhunës politike, në ktë rast ishte prokuroria, Prokuroria u paraqit me dy qëndrime, një që të shkonte në gjyq dhe të kthehej për plotësim, e ndërsa gjatë gjyqit vjen vendimi për përjashtim. Pra kemi një prokurori të ç'organizuar". Ai e cilësoi si qesharake formulimin e akuzës së Prokurorisë, ku sipas tij, nuk ka asnjë akuzë që ekziston "falsifikim për mos veprim".
"Unë ju thashë është një akuzë e montuar politikisht që u provua, kanë qenë veprime ligjore nga ana e PD-së, dhe mesa duket se sado të ndikojnë tek drejtësia do ketë njerëz që do japin drejtësi. Kjo është ajo që i mungon kjo popullit shqiptar. Ka paguar para që rrjedhin ga buxheti i saj që i ka deklaruar. Le t'i turpërojmë këta prokuror që falsifikim me mosveprim, si mund të ndodh kjo gjë. Nik Muzin s'ka pse kërkon garanci këtu, por shtetit të vetë. Po të kishte të dhëna shteti vet do e kishte marrë në shqyrtim", tha Ristani.
Ai theksoi se preferoi të zbatojë jetë prezent në gjyq, pasi këtë ka pasur si përvojë si avokat, e gjyqtar, ndërsa kësaj here ka një përballje si i pandehur.

Dy avokatet e Bashes, Eduard Halimi e Ivi Kaso

Pas Ristani, vendimin e komentoi edhe avokati i Bashës, ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i cili e cilësoi si një fitore të drejtësisë.
"Gjithçka ishte akuzë e sajuar. Nga dy vite hetime nuk kishte asnjë lidhje PD-ja dhe zyrtarët e saj, as në Shqipëri dhe as në një vend tjetër. Vepra penale dhe fakti nuk ekzistonte. Vendimi i sotëm ishte një vendim drejtësie për t'u përshëndetur. Ne jemi avokatët. Ky ishte një vendim që rrëzoi të gjithë gjuetinë e shtrigave. U rrëzuan të gjitha akuzat ndaj PD-së. Është pushuar akuza, fakti nuk ekziston" tha ai.
Referuar nenit 190 të Kodit Penal në veprën penale të parashikuar në paragrafin e tretë mbi bazën e të cilit akuzohen tre të pandehurit, kjo vepër penale dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Hetimi për këtë çështje ka nisur dy vite më parë ndërsa gjatë fazës së mbledhjes së provave Lulzim Basha, Arben Ristani dhe ish-financieri i PD janë paraqitur dy herë në prokurori për të dhënë shpjegime. Ata kanë hedhur poshtë akuzat duke pretenduar se hetimi është i motivuar politikisht. Ndërkohë mësohet se rënia e akuzës për pastrimin e parave ka lidhje me një marrëveshje që është bërë mes prokurorisë shqiptare dhe kanadezit Nick Muzin do të paguhej me 675 mijë € për angazhimin e tij në favor të PD-së.
Basha dhe Dervishi nuk ishin të pranishëm në seacën e sotme gjyqësore. Ata preferuan të mbroheshin nga avokatët. Ndërsa pritet zbardhja e vendimit të plotë të gjyqtarit për këtë çështje, duhet pritur edhe në Prokuroria nëse do ta ankimojë ose jo një vendim të tillë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë