Politike

‘Lleshaj’, Rama: Krisja u riparua. Basha: MB ka shkuar për dreq

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Presidentit Meta për të dekretuar në postin e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajn.

Në një status në “Twitter”, Rama shkruan se ky është një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka vullnet të mirë.

“Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka #VullnettëMirë Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur”, shkruan kryeministri Rama.  

https://twitter.com/ediramaal/status/1063522860168290310

Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur po në Twitter se nuk mjafton dekretimi i një ministri përballë situatës së krimit në vend. “Me a pa Llesh, Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq, sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë. Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!” shkruan Basha në Twitter.   

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1063527759790727168

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë